
Ultras Guerrlis
Partizani dhe Tirana do të luajnë mbrëmjen e sotme supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i kryeqytetit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” do të startojë në orën 20:00.
Mbi 10 mijë të pranishëm pritet që të jenë në shkallët e stadiumit mbrëmjen e sotme për të përjetuar nga afër emocionet që të përcjell kjo ndeshje. Sigurisht që nuk mund të mungonin edhe “Ultras Guerrils”, tifogrupi mbështetës i Partizanit.
Ultrasit e kuq janë nisur drejt stadiumit “Air Albania”, jo vetëm për t’i kënduar ekipit të zemrës, por edhe për të pushtuar tribunat. Marshimi i UG-së është shoqëruar edhe me kore dhe mjete piroteknike duke krijaur një atmosferë fantastike.
Poll