Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Kërnaja për notën “10”, trajneri i Partizanit i habiti të gjithë me superskemën ndaj Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kërnaja për notën “10”, trajneri i Partizanit
Skema e trajnerit Oltijon Kërnaja ndaj Flamurtarit te goli i Isgandarli

Partizani është skuadra më në formë e Superiores. Në 5 ndeshjet e fundit, “Demat e Kuq” numërojnë 3 fitore dhe 2 barazime, e përkthyer me 11 nga 15 pikë të mundshme. Qëndrueshmëria është kthyer në “armën” e fortë të kryeqytetasve.

Oltijon Kërnaja është padyshim “arkitekti” i ringritjes te Partizani pas nisjes së dobët për këtë sezon. Për të demostruar impaktin e Kërnajës te të kuqtë, “pasqyra” më e “freskët” përkon me duelin e fituar ndaj Falmurtarit në “Arena e Deamve”, konkretisht goli i parë.

Pas një topi pa adresë nga mbrojtja mike, Marku “zbut” bukur topin për Shanaj, ky i fundit pason direkt te Toma. Talenti 21-vjeçar e dergon sferën diagonalisht, teksa Human luan “fallcon” dhe i lë “rreze” të lirë goditëse sulmuesit Isgandarli, i cili nuk gabon.

Pa u shënuar ende goli, trajneri Oltijon Kërnaja fillon festën, tregues se ai e ka punuar në stërvitje këtë skemë. Mëse e qartë dhe evidente se Partizani nën drejtimin e teknikut 37-vjeçar manovron me shpejtë dhe rrjedhshëm në zonë, ndryshe nga sa ndodhte në fillim të këtij edicioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Njëmbëdhjetëshja (@njembedhjeteshja)

Poll

Lexo gjithashtu