
Bekim Balaj
Vllaznia vazhdon përgatitjet intensive në “Loro Boriçi” para udhëtimit në Durrës. Shkodranët po stërviten në shtëpi para transfertës së ditës së nesërme në Superiore.
Kuqeblutë luajnë ndaj Teutës në orën 16:30 dhe kërkojnë tre pikët me domosdoshmëri pas humbjes ndaj Egnatias. Disfata kundër rrogozhinasve dhëmbë ende për Brdaric dhe suksesi ndaj bluve e bën të harrohet disi.
Në fushën e stadiumit shkodran, u paraqit edhe Bekim Balaj. Tek fituesi i “Topit të Artë” janë të gjithë sytë, pasi pritet shumë nga “bomberi” pas kaq shumë vëmendje. Shpresat e Vllaznisë kundrejt bregdetarëve janë tek njeriu që “rrëmbeu” zemrat në ceremoninë e ditës së hënë nga FSHF-ja.
Stërvitja e Vllaznisë
Poll