
Goli i Bajrovic
Tirana fitoi në miqësorën përballë Kukësit, disa ditë para rikthimit të Superiores dhe Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të bardhebluve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi i Tiranës, Admir Bajrovic. Ky i fundit ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në afërsi të zonës, në minutën e 89-të të sfidës.
Ky gol rezultoi vendimtar për ndeshjen, me Tiranën që jep sinjale pozitive para rinisjes së kampionatit. Kujtojmë që rikthimin në Superiore, Tirana do ta bëjë kundër Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë.
Goli i Bajrovic
Poll