Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Harron shpejt humbjen e Tiranës, Ardian Nuhiu "TRADHTON" bardheblutë dhe i “BASHKOHET” Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Harron shpejt humbjen e Tiranës, Ardian Nuhiu "TRADHTON"
Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu ditët e fundit ka qenë një nga personazhet më të folur në mediat sportive. Zyrtarizimi i tij në krye të Tiranës erdhi vetëm pak ditë më parë, teksa të hënën fatkeqësisht debutoi në stolin e bardhebluve me humbje.

Tirana u mposht nga Bylisi me shifra 2-0. Një disfatë e cila është “harruar” shpejt nga Nuhiu, i cili mbrëmjen e djeshme iu “bashkua” Partizanit në "Arenën e Demave". 

Timonieri i Tiranës kishte zgjedhur të shikonte nga afër përballjen mes rivalëve të Superiores, Vora – Partizani, takim ky që u mbyll 0-0. Veprim ky që mund të ketë “çmendur” tifozët bardheblu, pasi vetëm 1 ditë pas humbjes shihet në stadiumin e rivalëve të tyre të përjetshëm.

Gjithsesi kjo është një mënyrë nga Nuhiu për të “studiuar” kundërshtarët e tij për duelet e ardhshme. Siç dihet Tirana në kuadër të javës së 11-të të kampionatit do të presë Vorën, përballje kjo që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 14:00 në “Selman Stërmasi”.

© Credits - Mantho Prokopi

Poll

Lexo gjithashtu