
Tirana
Ardit Deliu nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lajmi dihej prej ditësh, por njoftimin zyrtar e ka dhënë vetë mesfushori bardheblu me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.
“Krenar për çdo moment të kaluar me KF Tirana! Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimet e paharrueshme. Koha për një sfidë të re, por përgjithmonë mirënjohës ndaj çdo pjesëtari të këtij rrugëtimi”, shkruan Deliu.
Mesfushori mbyll kështu aventurën 2-vjeçare si bardheblu, teksa ka gati dhe transferimin te ekipi i ri. Nga momenti në moment pritet zyrtarizimi i 26-vjeçarit si lojtari më i ri i Vllaznisë.
View this post on Instagram
Poll