Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Festë te Tirana pak orë para sfidës me Flamurtarin, shkak bëhet Tare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festë te Tirana pak orë para sfidës me Flamurtarin, shkak
Tirana në festë

Skuadra e Tiranës do të përballet me Flamurtarin ditën e sotme, aty ku fitorja analizohet si “detyrim”. Në prag të këtij ballafaqimi, bardheblutë kanë pasur disa momente festive.

Shkak për këtë është bërë sulmuesi Etienne Tare. Ai ka mbushur 22-vjeç dhe ka si profil sulmuesi i avancuar. Shokët e ekipit i kanë organizuar një festë simbolike me tortë.

Fakti që Etienne Tare është djali i legjendës së Kombëtares, Igli Tare, i jep më shumë zë. Deri tani, 22-vjeçari ende nuk e ka kryer debutimin te Tirana, pas 2 javësh kampionat. Vlera e tij sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” përkon me 25 mijë euro.

Ditëlindja e Etienne Tare

          

Poll

Lexo gjithashtu