
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës e zhvilluar në “Arenën e Demave” përfundoi në barazim 1-1. Të kuqtë ishin në disavantazh deri në minutat e fundit, teksa golin e gjetën pikërisht kur sfida ishte pranë përfundimit.
Pas golit të barazimit nga Partizani, shpërtheu dhe sherri mes lojtarëve nga të dyja kampët. Plot 7 kartonë të kuq nxorri nga xhepi i tij kryesori i sfidës, Eldorian Hamiti. 3 lojtarë të Partizanit dhe 3 lojtarë të Tiranës, bashkë me drejtorin Ibraimi u ndëshkuan me kartonë të kuq.
Pikërisht në këtë moment, presidenti i Partizanit, Gaz Demi është kapur nga kamerat kryesore duke dalë në dritare me puro në dorë duke qeshur. Kreu i klubit të kuq dukej mjaft i qetë dhe buzëqeshur edhe pse situtata në fushën e lojës tregonte krejtësisht të kundërtën.