
Teuta dhe Skënderbeu është një nga duelet e ditës së sotme, takim që do të startojë në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 13-të të Superiores dhe që është shumë e rëndësishme për ekipet që kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat.
Edi Martini prej ditësh e ka përgatitur këtë sfidë në detaje, kun ë shtëpi nuk dëshiron më hapa fals. Por pavarësisht vëmendjes që i ka dhënë këtij takimi, timonieri shkodran ka vendosur për pak çaste të heqë mendjen nga kjo sfidë.
Kjo pasi në rrjetet sociale, Martini ka postuar në “Insta-Story” një video me pamje nga deti. Timonieri i durrsakëve ka shfrytëzuar mundësinë dhe nga hoteli ku po qëndron me skuadrën ka shijuar disa momente qetësie, si për t’u “rikarikuar” për duelin me korçarët.