Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dinamo kërkon titullin këtë vit, Ilir Daja jep instruksionet para transfertës në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo kërkon titullin këtë vit, Ilir Daja jep
Dinamo

Dinamo e nis vitin 2025 nga Ballshi. Skuadra e Ilir Dajës ka nisur përgatitjet në kompleksin e tyre për takimin e fundjavës në Superiore ndaj Bylisit.

Blutë kanë dal në terren dhe kanë dëgjuar me vëmendje fjalët e teknikut të tyre. Siç shihet në video, grupi duket thuajse i plotë për sfidën e ardhshme në “Adush Muça”. Dinamovitët e kanë si mace të zezë ekipin e Dedes e ndaj po tregohen të kujdesshëm.

“Nëndetësja” po përgatitet për përballjen e orës 13:30 të ditës së premte me intensitet dhe me vëmendjen maksimale. Kryeqytetasit janë për titull e kësisoj transferta të tilla vendosin shumë në peshoren e pikëve, pasi pikët e lëna më të voglat rëndojnë dyfish.

Stërvitja e Dinamos në kompleks

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga