
Ekipet e Superiores, por jo vetëm vazhdojnë pa u ndalur fazën përgatitore. E gjatë kësaj faze, sigurisht që zhvillojnë edhe ndeshje miqësore.
Skënderbeu është përballur ditën e sotmë kundër Besës së Kavajës. Sfida e zhvilluar në qytetin e Korçës përfundoi në barazim 1-1, me ekipet që dolën u “kënaqën” me nga një gol.
Ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh me anë të të Bismark. Ky i fundit shënoi në minutën e 22-të. Në krahun tjetër, Besa e gjeti golin e barazimit 2 minuta më vonë, me ish-kapitein e korçarëve, Erlis Frashërin që shënoi një supergol.
Ky ishte dhe goli vendimtar në këtë sfidë. Qendërmbrojtësi Frashëri vulosi rezultatin final me atë gol të shënuar në mesin e pjesës së parë.
Goli i Erlis Frashërit