Vetëm 4 ditë na ndajnë nga gjysmëfinalja e dytë e “Final – Four”. Emocionet janë të mëdha për dy skuadrat që do të përballen mes tyre në “Air Albania” në orën 20:00.
Të dielën kryeqyteti do të “gumëzhijë” nga tifozët, teksa Egnatia dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre llogaritë për kalimin në finalen e madhe të “Final – Four”. Shkodranët do të luajnë “all-in” ndaj rrogozhinasve, në rast barazimi do të skualifikoheshin nga gara, pasi ekipi i Edlir Tetovës është i renditur më mirë në kampionat.
Por në Shkodër nuk do t’i lënë asgjë rastësisë dhe Thomas Brdariç ka një thirrje për të gjithë tifozët kuqeblu, ku mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme. Timonieri i Vllaznisë duke mjaft i përkushtuar në përgatitjet e skuadrës, ndërsa dëgjohet të thotë “Shihemi të dielën në Air Albania. Forca Vllaznia”.