Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm një ndryshim për derbin, Bledi Shkëmbi ideon 11-shen “anti-Partizan”

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm një ndryshim për derbin, Bledi Shkëmbi ideon 11-shen
Tirana

Ditën e sotme do të jenë të gjithë sy e veshë nga “Air Albania”. Në orën 20:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 6-të të Superiores dhe që vë përballë dy ekipet më me rivalitet në vendin tonë. Tirana prej ditësh ka nisur përgatitjet për këtë takim, i cili është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë e tyre në këtë sezon.

Bardheblutë prej thuajse 2 vitesh nuk e njohin fitoren në derbi dhe pikërisht sot do të zbresin në fushë për “hakmarrjen” ndaj të kuqve. Bledi Shkëmbi ka fiksuar skemën me të cilën do të kërkojë fitoren e parë sezonale.

Timonieri i bardhebluve pritet të luajë me skemën 3-5-2. Në portë do të jetë si gjithmonë Selmani, ndërsa 3-shja para tij do të formohen nga Dembele, Kola dhe Miçi.

Në mesfushë do të vendosen Meta, Jonuzi dhe Soler, teksa Haxhiu dhe Ismajli do të jenë nga krahët. Ndërkohë sulmi do t’i besohet dyshes Zharmuni –Abah.

Formacioni i mundshëm: Selmani, Dembele, Kola, Mici, Jonuzi, Meta, Soler, Ismajli, Haxhiu, Zharmuni, Abah. Trajner: Bledi Shkëmbi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga