Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm një fitore në derbi, Dinamo synon “hakmarrjen” ndaj Partizanit (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm një fitore në derbi, Dinamo synon “hakmarrjen”
Partizani - Dinamo

Vëmendja ditën e sotme do të jetë e gjitha në Tiranë. Në “Arenën e Demave” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Dinamos.

Sfidë kjo që do të startojë në orën 19:00 dhe që është e vlefshme për javën e 4-të të Superiores. një duel mjaft i rëndësishëm, ku fitorja vlen më shumë se 3 pikë.

Te dinamovitët në stol do të debutojë Ilir Daja dhe këtë do ta bëjë ndaj ish-skuadrës së tij, Partizzani. Trajneri kryeqytetas do të tentojë fitoren në debutim, e cila për “Blutë” do të ishte një “hakmarrje”.

Në 10 ndeshjet e fundit mes dy ekipeve kryeqytetase, dukshëm më favoritë janë të kuqtë. “Demat” kanë fituar 5 ndeshje, 4 të tjera kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 ndeshje është fituar nga dinamovitët.

13 gola ka shënuar Partizani në portën e Dinamos, ndërsa këto të fundit kanë mundur t’i ndëshkojnë vetëm 6 herë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga