Vllaznia nuk po përjeton moment aspak të mirë në këtë fund sezoni. Dëshmia më e mirë ishte kundër Dinamos, ndeshja e dytë e gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë. Ata u eliminuan pas disfatës minimale në stadiumin “Loro Boriçi”.
Por kjo nuk është e gjitha. Tensionet mes klubit shkodran dhe moderatores sportive Hygerta Sako vazhdojnë. Trajneri Edi Martini dhe lojtarët e eikpit kanë refuzuar të prononcohen për sa kohë që moderatorja Sako do vazhdojë te jenë në moderimin e post ndeshjeve sa herë që ka të bëjë me klubin shkodran.
Interesante është se që prej sherrit Martini-Sako, Vllaznia ka vetëm 1 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, bilanc aspak premtues, marrë në konsideratë pretendimet e skuadrës. I vetmi sukses, përkon me Teutën, ndeshje e “vakët” dhe paraqitje larg nisjes së sezonit.
