Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm Laçi ka bërë më keq se Partizani, “Demat” në 5 javët e fundit “bien” në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm Laçi ka bërë më keq se Partizani,
Partizani

Superiorja është drejt fundit dhe tashmë skuadrat po luftojnë ‘dhëmbë për dhëmbë’ për pikët e mbetura në mënyrë që të arrijnë objektivat e tyre. Çdo pikë tashmë vlen shumëfish, por rezultatet e ndeshjeve të fundit kanë surprizuar jo pak.

Partizani është skuadra që në këto 5 javët e fundit të zhvilluara ka grumbulluar më pak pikë. Në fakt vetëm Laçi ka bërë me keq se “Demat”. Nëse kampionati do të përqendrohej vetëm në këto 5 duelet e fundit, të kuqtë do të zbrisnin në Kategorinë e Parë.

Rezultatet mjaft zhgënjyese nga Partizani, i cili konsiderohet edhe një na pretendetët për të fituar titullin kampion. Aktualisht ndodhen në vendin e 4-të në klasifikim, teks apas 31 javësh kanë grumbulluar 44 pikë. Ndodhen në këtë pozicion, fale rezultateve të siguruara në fazat e tjera të kampionatit.

Me 4 pikë më pak i ndjek Elbasani, i cili në 5 javët e fundit nuk e njohin humbjen. Tashmë  në 5 javët e mbetura në Superiore , të kuqtë e Arbër Abilaliajt duhet të “rizgjohen” për të mos dreqosur më shumë situatën e tyre në këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga