Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm 500 lekë për të parë derbin, Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 500 lekë për të parë derbin, Partizani nxjerr
Partizani - Tirana nga sezoni i kaluar

Jemi vetëm 5 ditë para derbit të madh të kryeqytetit. Duel ky që do të luhet ditën e premte në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00 dhe vë përballë Partizanin e Tiranën.

Një ndeshje jo si të gjithë të tjerat, pasi bëhet fjalë për krenari dhe prestigj, me ekipet që do të luftojnë mes tyre për të “sunduar” kryeqytetin. Të kuqtë në derbin e parë për këtë sezon janë pritësh dhe si “vendas” kanë bërë një tjetër njoftim për biletat.

Klubi ka nxjerrë në shitje biletat e kësaj përballjeje, duke bërë të ditur edhe çmimet e tyre, që variojnë nga 500 lekë në 5000 lekë. Ndërkohë zbulon se biletat do të vazhdojnë të shitet deri ditën e sfidës.

Ditën e premte do të hapet një pikë e re ku mund të blihen biletat. Tek biletaria e stadiumit “Air Albania” të gjithë tifozët që do të jenë të interesuar dhe që nuk kanë mundur të blejnë një biletë ditët e tjera, mund ta sigurojnë atë para ndeshjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu