
Stadiumi "Loro Boriçi"
Zyrtari i Vllaznisë, Blendi Dibra foli në prag të Klasikes së Shqipërisë ndaj Tiranës. Dibra zbuloi numrin e tifozëve në stadium ku do të jenë mbi 4 mijë tifozë.
“E nisëm mirë kampionatin ndaj Partizani. E analizuam me kujdes pasi loja nuk ishte në nivelin e duhur. Sot është një Klasike ku shihet gjithmonë rezultati.
Deri tani janë konfirmuar mbi 4 mijë bileta, tifozët janë me pushime, është nxehtë dhe vijnë nga plazhet. Besoj se do të jenë diku te 5 mijë tifozë”, tha Dibra për RTSH Sport.
Poll