
Egnatia – Dinamo është një nga supersfdiat e javës së 28-të të kampionati, duel ky që do të luhet ditën e mërkurë në orën 16:30. Një sfidë direkte mes ekipeve për kreun e renditjes.
Aktualisht vetëm 2 pikë i ndajnë skuadrat në klasifikim, me rrogozhinasit që kryesojnë me 49 pikë. Por kampionët në 2 ndeshjet e fundit nuk kanë mundur të marrin më shumë se 3 pikë, ndërsa në po kaq ndeshje Dinamo ka arritur të koleksionojë 2 fitore.
Por pavarëisisht paraqitjeve të skuadarve në ndeshjet e fundit, kjo sfidë do të jetë shumë e luftuar. Në sfidat direkte mes tyre Egnatia është dukshëm më e favorizuar, kjo pasi në 15 ndeshje të zhvilluara kanë siguruar 7 fitore. 2 herë ka fituar Dinamo dhe 6 takime të tjera kanë përfunduar në barazim mes tyre.