Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vetëm 1 rinovim te Laçi, kurbinasit shihen si “market” për ekipet e tjera të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 rinovim te Laçi, kurbinasit shihen si “market”
Laci

Laçi ia doli të qëndronte në Superiore vetëm në ndeshjen shtësë ndaj Flamurtarit. Kurbinasit mposhtën vlonjatët me shifrat 3-1 dhe bënë të mundur qëndrimin në elitë. Në kampin laçjan ka një qetësi absolute.

E vetmja lëvizje nga drejtuesit është rinovimi me Melo, i cili ishte pikërisht heroi i fitores ndaj Flamurtarit. Pezull mbeten shumë lojtarë dhe sigurisht trajneri. Ende drejtuesit nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë edhe sezonin e ri me Armando Cungun apo jo.

Por kjo nuk është e vetmja çështje. Shumë lojtarë që mbajnë veshur fanelën e kurbinasve pëlqehen nga ekipe të tjera të Superiores dhe duket sikur Laçi është kthyer në “market” për kundërshtarët.

Kështu Ujka, Dajko, Mjaki, Kurti, Tresa apo dhe Myrtja janë futbollistët që kanë zgjuar interesin e ekipe të tjera në elitë, të cilat do të tentojnë transferimin e tyre gjatë merkatos së verës. Ditë të qeta duken në Laç dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit për fatet e skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga