Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Veselinovic nuk “toleron” lojtarët, zbret skuadrën në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Veselinovic nuk “toleron” lojtarët, zbret skuadrën në
Partizani

Te Partizani janë rikthyer në stërvitje, duke iu dhënë fund pushimeve 1 javore të mes sezonit. Skuadra është rikthyer në fushë për të nisur punën për pjesën e dytë të sezonit.

Aleksandar Veselinovic ka vendosur të përgatitet për duelin e radhës. Ekipi pasditen e djeshme zhvilloi vetëm 1 seancë stërvitore, ku sigurisht fokusi ishte te aspekti fizik, teksa ranë në sy mungesat e Rrapajt, Hadrojt dhe Carës, të cilët janë shitur nga klubi.

Kryeqytetasit do të vazhdojnë stërvitjen deri më 30 dhjetor dhe më pas do të bëjnë disa ditë të tjera pushim, për t’u rikthyer më pas më 2 janar. Kujtojmë se “Demat” do të luajnë ndaj Skënderbeut në kuadër të javës së 20 të Superiores, përballje që pritet të zhvillohet më 11 janar në “Arenën e Demave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga