Vetëm pak minuta na ndajnë nga derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, duel ky që do të luhet në “Air Albania”. Një sfidë mjaft spektakolare dhe e luftuar pritet të jetë mes dy rivalëve të kryeqytetit.
Si “demat” ashtu edhe bardheblutë në këtë përballje vijnë pas barazimeve. Të kuqtë do të kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat pikërisht në derbi, ndërsa ekipi i Bledi Shkëmbit do të synojë fitoren e parë të këtij sezoni dhe dëshiron ta bëjë kthesën në këtë përballje.
Veselinovic nga njëra anë dhe Shkëmbi nga krahu tjetër. Të dy timonirët janë “all-in” në fushë, ku do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për fitoren e cila vlen për krenari dhe prestigj.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Mehmeti, Zeka, Cara, Preka, Bintsouka, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Hadroj, Rrapaj. Trajner: Aleksander Veselinovic
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler Pino, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismajli, Ermal Meta, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi