
Elbasani fitoi përballë Laçit në shtëpi duke u rikthyer te 3 pikët dhe merr aktualisht vendin e parë në kampionat pas 4 javësh të luajtura. Verdheblutë fituan në ‘Elbasan Arena’ me golin e Ze Gomes në një ndeshje që përpos rezultatit, e dominuan nga fillimi deri në fund.
Atmosfera është fantastike dhe trajneri Roberto Bordin ka komplimentuar djemtë e tij me një postim në profilin e tij në Instagram. “Punë e mirë djema, vazhdojmë kështu”, shkruan trajneri italian.
Megjithatë, Elbasani ndan kreun me pikë të barabarta me 3 skuadra të tjera, por në javën e rradhës e pret një ndeshje luksi si ajo me Tiranën, të hënën në “Air Albania”. Objektiv mbetet rezultati pozitiv për të vijuar ecurinë pozitive e për të mbetur pjesë e 4 ekipeve kryesuese.
View this post on Instagram