Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vëmendja në Rrogozhinë dhe Durrës, mësoni sfidat që luhen ditën e sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja në Rrogozhinë dhe Durrës, mësoni sfidat
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Superiorja do të marrë vëmendjen ditën e sotme, teksa do të luajë 2 nga 5 ndeshjet e javës së 23-të të saj. Duele interesante dhe mjaft të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin e kësaj jave dueli mes Egnatias dhe Bylisit. Do të sfidohen mes tyre skuadra me objektiva të ndryshme. Rrogozhinasit tentojnë fitoren për të mbajtur vendin e parë në tabelën e klasifikimit, ndërsa ballshiotët për t’iu larguar sa më shumë zonës së mbijetesës.

Ndërkohë në orën 16:30 është radha e dy skuadrave të tjera për të përplasur “brirët” mes tyre. Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Vllaznisë dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Të dyja ekipet vijnë pas humbjeve në javën e kaluar dhe tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat.

Vëmendja në Rrogozhinë dhe Durrës, mësoni sfidat
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga