
Rezart Bunjaj
Mbrëmja e djeshme ishte vërtetë e madhe për Vllazninë. Shkodranët bënë një hap të madh drejt kualifikimit për në turin tjetër të Conference League, pasi arritën të mposhtin Vikingurin me përmbysje 2-1.
Festa në kampin kuqeblu do të vazhdojë, pasi sot feston ditëlindjen një prej talentëve të ekipit. Bëhet fjalë për portierin premtues, Rezart Bunjaj i cili sot ka përvjetor dhe bën 20 vjeç.
“Futbollisti Rezart Bunjaj feston sot 20 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i ruon edhe 100 vite të lumtura! Gëzuar ditëlindjen.”, uron Vllaznia portierin në rrjetet sociale.
Poll