Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vazhdojnë bisedimet, një tjetër titullar drejt shitjes nga Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Vazhdojnë bisedimet, një tjetër titullar drejt shitjes nga
Dejvid Janaqi

Dejvid Janaqi me shumë gjasa do të jetë i larguari i radhës nga Skënderbeu. Më saktësisht i shituri i radhës, pasi klubi korçar vazhdon intensivisht bisedimet me Fehervar.

Skuadra hungareze po këmbëngul për shërbimet e mesfushorit, pasi drejtuesit e shikojnë si një alternativë të duhur për ekipin e tyre. Në fakt ekipi nga Hungaria tentoi që ta transferonte që në merkaton e janarit, por klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe tashmë gjithçka po planifikohet për merkaton e verës.

Skënderbeu kërkon si me çdo lojtar tjetër edhe me Janaqin të mbajë një përqindje të kartonit të tij, si një mënyrë për të përfituar nga shërbimet e tij sërish në rast rishitje nga skuadra hungareze. Muajt në vazhdim do të jenë shumë vendimtarë për të ardhmen e mesfushorit, i cili pritet të mbushë “arkat” e korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga