
Vangjel Zguro është zyrtarisht një “Dem i Kuq”. Mbrojtësi i Partizanit ka firmosur kontratë të vlefshme për 1 vit dhe është bashkuar me të kuqtë në Pogradec, që nga dita e djeshme.
Kështu Partizani ka plotësuar boshllëkun e lënë nga Atanaskoski. Ky i fundit u zyrtarizua disa ditë më parë në Rumani. Kujtojmë se Zguro bashkohet me "demat" si kampion, pasi u shpall me Strugën.
Tifozët kanë shpërthyer në komente përmes rrjeteve sociale. Vangjel Zguro nuk është i preferuar te të kuqtë, për shkak të përplasjeve në të shkuarën kur ishte pjesë e Superiores.
Disa prej komenteve shkojnë dhe në ekstreme duke ofenduar vetë lojtarin. Mbetet për t'u parë si do e pranojnë tifozët në të ardhmen Zguron.

Poll