Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Unë si president e ndjej përgjegjësinë e plotë”, Ardjan Takaj REAGON për herë të parë: Rënia nuk është fundi ynë

Shkruar nga NEWSPORT
“Unë si president e ndjej përgjegjësinë e
Presidenti i Skenderbeut, Ardian Takaj

Klubi i Skënderbeut ra nga Kategoria Superiore pas humbjes në shtëpi në fundjavë ndaj Bylisit me shifrat 2-1. Ekipi korçar sezonin e ardhshëm do të militojë në Kategorinë e Parë. Presidenti i klubit Ardjan Takaj ka reaguar për herë të parë pas rënies së “ujqërve të dëborës” nga kategoria.

Të dashur tifozë të Skënderbeut,

Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.

Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve — për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.

Por nuk jemi të mposhtur.

Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.

Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.

Përpara Skënderbeu!”, shkruan Takaj në faqen zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga