
Partizani ia doli që të fitonte me rezultatin 2-0 përballë Elbasanit në “Arenën e Demave”, duke siguruar një vend në “Final 4”. Në përfundim të këtij dueli, ka folur pikërisht trajneri i të kuqve, Skënder Gega.
“Të them të drejtën kemi pasur javë me presion. Nuk kishim presion nga klubi, por përgjegjësi e madhe. Unë kur erdha, kishte ulje-ngritje. Ka qenë natë e gjatë dhe pas asaj ndeshje 120 minuta, nuk kam pasur dyshim te prokupimi. Fakti që luajtëm sot dhe fituam pastër na shton entuziazmin dhe besimin, por ja lëmë kohës.
Klubi, lojtarët, tifozët, jam shumë i kënaqur, për këto kam ardhur. Asnjëherë s’dua të vendos në presion. Katërshja është diçka e mirë, jemi në katër më të mirët. Jam falenderues ndaj Gaz Demit, më thirri në një moment që nuk mund t’i thoja jo. Jam shumë i lumtur, sidomos për tifozët të cilën kanë besuar gjatë gjithë kohës.
Pas humbjes me Egnatian, pavarësisht se u eliminuam, kishte optimizëm deri në momentin që pësuam gol. Menduam t’i bënim presion të lartë sot. Falë përkushtimit dhe besimit mes dy palëve, ia dolëm. Jo gjithmonë kur humbet ka pjesë të errëta. Këto javë mund të jenë bazë për të ardhmen.
Nga i pari te i fundit meritojnë falenderim nga unë. Nuk jam unë që e solla Partizanin këtu. Gjithmonë thoja që lojtarët janë ata që e sollën Partizanin deri këtu. Për këtë jam shumë i lumtur. Ne ishim përgatitur, menduam se ishte krijuar diçka me video për motivim. Unë nuk kam marr as mesazh motivues apo denigrues, apo kërkesë. Kemi qenë të qetë, ballë për ballë dhe mirëkuptues.
Deri ditën që do të vijnë ndeshjet, do të jemi më të qetë dhe të qartë. Unë bëj gabim gjatë ndeshjes, edhe në ndërrime. E kam kulturë dhe burrërinë që t’i pranoj gjërat, por edhe t’ju jap të kuptohet se kjo është më e mira”, është shprehur Gega.