
Tirana (m) & Dwamena (d)
Sulmuesit e Superiores nuk kanë qenë shumë produktiv në këtë sezon futbollistik. Edhe pse janë shënuar një sasi e konsiderueshme golash, ata janë të shpërndarë dhe nuk kanë një golashënues ‘rrace’.
Kjo shihet edhe në listën e golashënuesve, ku ende në “Top 5” është ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani dhe i ndjeri, Raphael Dwamena. Të dy këta dy futbollistë, janë ende në 5 golashënuesit e parë në listën e Superiores.
Kjo listë kryesohet nga Bekim Balaj me 17 gola, duke u ndjekur nga Florent Hasani me 10. Në vendin e 3-të dhe të 4-të janë Ahanonu i Skënderbeut dhe Dwamena, të dy me nga 9 gola. Ndërsa në vendin e 5-të me 8 gola të shënuar është sulmuesi i Laçit, Ronald Sobowale.
Poll