Danin Talovic prej disa ditësh është në prove te skuadra e Vllaznisë. Paraqitjet e sulmuesit malazez duket se nuk janë në 100% e tij për të bindur stafin e shkodranëve.
Në lidhje me këtë ka folur Thomas Brdaric. Timonieri i kuqebluve ka theksuar se pavarësisht se ka disa cilësi të mira, ende nuk është i gatshëm plotësisht për t’iu bashkuar skuadrës. Ndër të tjera i aka theksuar se miqesorja me Laçin që do të jete e fundit para startit të Superiore do të vendosë pikat mbi “i” për të ardhmen e sulmuesit.
“Talovic? Ai ka disa cilësi të mira të cilat i tregoi në pjesën e parë. Problemi i tij është se nuk ka bërë shumë stërvitje me ne. Ka disa aspekte positive, bën disa aksione të mira.
Ne duhet të flasim për të ardhmen e tij dhe duhet të vendosim. Për momentin është një periudhë shumë e shkurtër dhe prandaj të shohim. Do të punojmë për ta mbajtur këtu deri në fund të javës dhe për ta parë edhe në miqësoren ndaj Laçit”, ka përfunduar Brdaric.
Kujtojmë se miqësorja me Laçin do të luhet ditën e shtunë. Takim që do të startojë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Laçit.