Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shqiptarët u kthyen ‘reston’, UEFA dënon Egnatian për sfidën ndaj Borac

Shkruar nga NEWSPORT
Shqiptarët u kthyen ‘reston’, UEFA dënon Egnatian për
Ultras Egnatia

Klubi i Egnatias është dënuar nga UEFA në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë sfidës së kthimit, të cilën rrogozhinasit e luajtën përballë Borac Banja Luka në “Elbasan Arena”.

Rrogozhinasit janë dënuar me 10 mijë euro, por për klubin boshnjak nuk ka asnjë dënim deri më tani. Ishin pikërisht ata të parët, që në sfidën në Bosnje bënë thirrje anti-shqiptare, por kjo nuk është marrë për bazë.

“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë 2-vjeçare”, shkruhet në vendimin e UEFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga