
Henry Marku do të jetë lotjari më i ri i Tiranës. Mesfushori ka udhëtuar me bardheblutë drejt Ohrit, aty ku kryeqytetasit janë vendosur për të zhvilluar edhe minifazën përgatitore për pjesëmarrjen në Conference League.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe shumë shpejt 24-vjeçari pritet të firmosë edhe kontratën me Tiranën. Mesfushori e mbylli sezonin te Korabi.
Në 31 ndeshje ia ka dalë të shënojë 3 gola, ndërsa ka qenë një pikë kyçe në formacionin e ekipit rë Kategorisë së Parë. Marku do të ketë aventurën e tij të parë në Superiore dhe tashmë në sezonin e ri do ta shikojmë me fanellën bardheblu.
24-vjeçari do të jetë një përforcim mjaft i vlefshëm për Bledi Shkëmbin, i cili përforcon mesfushësn para ndeshjes me ekipin gjeorgjian, Torpedo Kutaisit. Kjo sfidë është e vlefshme për turin e parë të Conference League dhe do të luhet më 11 korrik në transfertë.