Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Udhëtojnë në Shkodër, Laçi me një “armë” plus ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Udhëtojnë në Shkodër, Laçi me një
Laci

Laçi u rikthye të fitorja në kampionat pas disa javëve. Me kurbinasit që pas triumfit me Teutën do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh në Superiore. Bardhezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Vllazninë, sfidë e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Kjo përballje do të luhert ditën e shtunë në orën 18:00 në “Loro Boriçi”. Ekipi i Armando Cungu është më i motivuar se kurrë, ndërsa synon fitoren ndaj shkodranëve, të cileët aktualisht kanë 3 javë që nuk sigurojnë 3 pikët.

Pikërisht për këtë sfidë, Cungu do të ketë një “armë” plus ndaj kuqebluve, teksa rikthehet një prej lojtarëve kyç të skuadrës. Bëhet fjalë për Klinti Qaton, i cili me shumë gjasa do të marrë disa minuta në sfidën e të shtunës. Lojtari ka zhvilluar stërvitje normalisht në ditët e fundit, duke lënë kështu pas dëmtimin.

Udhëtojnë në Shkodër, Laçi me një
Klinti Qato

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga