Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Çuan dëm avantazhin e dy golave, Gvozdenovic ka rezerva për arbitrimin: 2 penalltitë? Për mua s’ishin!

Shkruar nga NEWSPORT
Çuan dëm avantazhin e dy golave, Gvozdenovic ka rezerva për
Ivan Gvozdenovic

Elbasani u tregua një ekip cinik ndaj Egnatias, duke shënuar 2 gola në 3 raste para portës, por jo të mjaftueshëm për të marrë 3 pikët nga “Arena Egnatia”, e mbyllur 2 – 2.

Pas kësaj jave, diferenca mes kampionëve rrogozhinas dhe elbasanasve mbetet e pandryshuar, +3 nga Egnatia në krye të tabelës. Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic, foli pas ndeshjes për mediat, duke skanuar lojën:

“Një ndeshje shumë e hapur dhe e bukur për tifozët. Golat e Egnatias erdhën prej dy penalltive të diskutueshme në lidhje vendimin e arbitrit. Ne do vazhdojmë luftën për kreun.

Mbas golit të parë për Egnatian, ne ndryshuam edhe formacionin. Edhe ata futën 3 lojtarë në linjë të gjatë. Mos të harrojmë se si erdhën golat nga Egnatia. Në pjesë e parë duhet të bënim pak më mirë në tranzicionin pozitiv. Unë kërkova më shumë, por nuk mudëm. Megjithatë, jam i kënaqur.

Nëse do merrnim 3 pikë, do të ishte më mirë, por jo keq edhe 1 pikë në një transfertë të vështirë. Para golit të dytë, mund të rrinim pak më lart. Egnatia rrezikojë me topin e gjatë. Goli i barazimit i Egnatias erdhi nga një situatë e çuditshme.

Asnjë rast nuk ishte penallti, por do vazhdojmë. Mund të bënim pak më mirë në pjesë e parë. 4 ndeshje pa fitore radhazi? Jam dakord, por kampionati është maratonë. Çdo pikë ka vlerë. Kjo është situata. Ne do luftojmë deri në fund”.     

Poll

Lexo gjithashtu