
Edison Ndreca u shpall në "Formacionin e Vitit" nga FSHF gjatë mbrëmjes gala organizuar ditën e hënë. Lojtari i rrogozhinasve spikati gjatë sezonit të kaluar me paraqitjet e tij në krahë.
Jo vetëm, por dhe tani së fundmi, futbollisti i Egnatias arriti të shënojë me kokë ndaj Bylisit këtë fundjavë në fitoren e klubit. Kjo konfirmon formën e mirë që lojtari i Edlir Tetovës po kalon dhe jo më kot ishte një nga 11-të më të mirët të ceremonisë.
“Kulmi i çdo futbollisti, ëndrra është Kombëtarja. Shpresa na mban gjallë.
Kjo gjë vlen për çdo futbollist. Nuk dimë gjë, ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, nuk na ngelet gjë. Këto punë i di më mirë Federata dhe mbi të gjitha trajneri Sylvinho”, u shpreh Ndreca për OraSport.