Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shpall “Trajneri i Vitit”, Edlir Tetova: Faleminderit presidentit të FSHF-së, z.Demrozi dhe çunave të mi të palodhur

Shkruar nga NEWSPORT
U shpall “Trajneri i Vitit”, Edlir Tetova: Faleminderit presidentit
Edlir Tetova

Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekniku shqiptar bëri histori me klubin e Egnatias përgjatë këtij sezoni, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në “Abissnet Superiore” dhe duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Mes të nominuarëve ishin edhe Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja.

Në mbrëmjen gala që po mbahet sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta i dorëzoi Edlir Tetovës këtë trofe të rëndësishëm.

“Një falenderim shumë i madh shkon për presidentin e FSHF-së për këtë super event dhe gjithashtu për Egnatian me në krye z.Demrozi. Faleminderit që më dhatë këtë mundësi për të qenë më i miri i 2024. Një falendrim i madh pa kufij shkon për çunat e mi të palodhur, pa ju s’do të isha këtu sot”, është shprehur Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga