Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shpall “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Tiranës, sulmuesi i Egnatias bën veprimin e PAPRITUR

Shkruar nga NEWSPORT
U shpall “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Tiranës, sulmuesi i Egnatias
Alessandro Albanese

Egnatia arriti të mposhtë Tiranën me shifrat 2-0 ditën e sotme në javën e 4-t të Superiores. Në përfundim të këtij takimi, Alessandro Albanese u shpall “Lojtari i ndeshjes”.

Si çdo herë, ai që shpallet lojtari më i mirë i takimit del në prononcim për mediat, por kjo nuk ndodhi me 25-vjeçarin. Bëhet me dije se Albanese nuk ka pasur kohë të prononcohet për mediat pasi ekipi dhe stafi i Egnatias janë larguar nga ambientet e stadiumit të Rrogozhinës.

Alessandro Albanese bëri një paraqitje fantastike sonte ndaj Tiranës pasi arriti të shënojë një gol të mrekullueshëm nga distanca e largët me portën.

Poll

Lexo gjithashtu