Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U shpall “Lojtari i Ndeshjes”, çudit Shkëlzen Ruçi: Kush e jep këtë çmim?!

Shkruar nga NEWSPORT
U shpall “Lojtari i Ndeshjes”, çudit Shkëlzen
Shkëlzen Ruçi

Elbasani u mposht në shtëpi nga Vora, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli foli “Lojtari i Ndeshjes”, portieri i Vorës, Shkëlzen Ruçi.

“Nuk e kisha menduar, emocionuese. Ishte pak emocionuese. Këtu kam shokë e miq. Isha pak në siklet, por shyqyr Zotit gjërat vajtën mirë. Më vjen mirë për 3 pikët dhe ekipin. Ne luftojmë për të mbijetuar, Elbasani ka objektiva të tjera. Për ne ishte fitore madhështore.

Kemi luajtur me Vllazninë dhe Egnatian, ekipe shumë të forta. Sot ishte një qershi mbi tortë, diçka e madhe për ekipin tonë. 4 kartonë të verdhë? Kur e pashë veten që isha me 3, më shumë kam unë se lojtarët. U mërzita se nuk doja të mungoja me Dinamon.

Këtë çmim mund ta merrte kushdo, por nuk e di kush e zgjedh. Mirëpo, kemi lojtarë cilësorë, jam më i madh në ekip, është edhe Tabaku. Ne të dy mundohemi të marrim pjesën e lidershipit. Pritja ndaj Tsague? Kam shumë pritje, e rendis te 3-4 pritjet më të mira”, tha Ruçi.

Poll

Lexo gjithashtu