Tirana - Elbasani
Tirana u mposht thellë nga Elbasani mbrëmjen e djeshme, me verdheblutë që triumfuan 4-1 ndaj kryeqytetasve. Një humbje që erdhi në “Air Albania” dhe për Tiranën bëhrt e dyta humbje rresht në kampionat dhe e 5-ta në këtë sezon.
Disfatë kjo që i lë bardheblutë në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 6 pikë pas 9 javësh. Më keq se Tirana ka bërë vetëm Flamurtari, me këto të fundit që kanë 1 pikë më pak.
Ndërkohë klubi ka reaguar pas disfatës me Elbasanin. Në një postim në rrjetet sociale, bardheblutë kanë treguar me foto disa nga momentet gjatë përballjes së mbrëmshme, ndërsa kanë preferuar të shkruajnë vetëm rezultatin e sfidës.
View this post on Instagram
Poll
