![U rikthyen te fitorja në kampionat, Thomas Brdaric nuk kursehet dhe](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733821061xthomas-brdaricjpg-782.jpg)
Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat pas 2 humbjeve rresht. Shkodranët mposhtën 2-1 Elbasanin në “Loro Boriçi” dhe tashmë së bashku me 3 pikët është rikthyer edhe optimizmi te kuqeblutë.
Thomas Brdaric ishte shumë i kënaqur me skuadrën pas kësaj fitoreje dhe për këtë ka menduar të shpërblejë ekipin. Pas një 10 ditëshi mjaft intensive, ku skuadra ka zhvilluar 3 ndeshje, timonieri gjerman tashmë ka menduar t’u japë 2 ditë pushime.
Kjo do t’u shërbejë lojtarëve të rikuperojnë sado pak energjitë për 2 duelet e fundit të ktij viti. Kështu Vllaznia do të rikthehet në fushë ditën e nesërme për të nisur kështu përgatitjet për sfidën me Laçin. Përballje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 në “Loro Boriçi” dhe është i vlefshëm për javën e 18-të të Superiores.