Mustafë Abdullahu prej muajsh nuk figuron më te Tirana. Portieri dardan ishte nxjerrë në shitje nga bardheblutë për të fituar para, ndonëse e blenë 50 mijë euro nga Besa. Gjatë verës u përfol se do të shitej te Borussia Dortmund për 250 mijë euro, por nuk rezulton kështu.
Gardiani i talentuar ka nisur stërvitjen me Ipsëich Toën, skuadrën e sapo-promovuar në Premier League. Ai do të jetë në provë duke tentuar të bindë stafin teknik për t’i besuar cilësive të tij. Nëse ia del me sukses ai do t’i bashkohet skuadrës e cila kërkon edhe Armando Brojën për sezonin e ri.
20-vjeçari edhe pse nuk zhvilloi një numër të madh ndeshjes, vetëm 13, ia doli të reklamonte cilësitë e tij mes katërkëndëshit të Tiranës. Vlera e tij në merkato kap shifrën e 150 mijë eurove dhe kontrata me kryeqytetasit zgjat deri në vitin 2028.