
Thomas Brdaric
Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Elbasanin në “Elbasan Arena”. Kuqeblutë pas këtij barazimi humbasin kështu kreun e klasifikimit, pasi tashmë Partizani kryeson më 15 pikë, 1 më shumë se shkodranët.
Pikën e marrë në Elbasan, Thomas Brdaric nuk e bën “dramë”. Timonieri i shkodranëve nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se pavarësisht se ekipi mori 1 pikë, është shumë krenar me paraqitjen e skuadrës. Ndër të tjera ai përgëzon çunat për lojën e mirë që zhvilluan në “Elbasan Arena”.
“Vetëm një pikë, por krenar për performance çuna”, ka shkruar timonieri i kuqebluve në rrjetet sociale.

Poll