Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenovic: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenovic: Përgjegjësitë i marr
Ivan Gvozdenovic

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic.

“Në 15 minutat e para kishim problem midis linjave për shkak të lojtarëve të Tiranës. Shënuam golin e parë, ishim në ekuilibër dhe mendoj se ishim skuadra më e mirë. Goli i parë i Tiranës ishte naivitet i yni.

Prengaj gjuan me të djathtën dhe luan në krahun e majtë, pra e kundërta. Vjen goli shumë i shpejtë dhe përsëri goli i dytë, njësoj si i pari dhe u vendos ndeshja. Është përgjegjësia ime, uroj Tiranën për fitoren. Vitin e kaluar ishim më mirë në transferta se në Korçë. Ndërsa këtë sezon është e kundërta, nuk e di ç’ndikon, psikologjia apo diçka tjetër.

Goli i parë ishte gabim i yni, pasi mund ta ndalonim me dy lojtarë Prengajn. Edhe te goli i dytë ishte naivitet, sepse Bismark ishte në kundërsulm dhe skuadra u hap e gjitha.

Jam trajner që dua të bëj futboll të bukur dhe ofensiv. Këtë vit jemi më të pjekur dhe kemi eksperiencë. Unë dua që të luajmë bukur, por më të bukura janë pikët.”, tha Gvozdenovic.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga