Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U larguan 4 titullarë me peshë, merkato e Abilaliajt mbështetet te klubet e Kategorisë së Parë (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
U larguan 4 titullarë me peshë, merkato e Abilaliajt mbështetet
Olsi Rama dhe Arber Abilaliaj

Partizani ka humbur 4 titullarë me peshë në këtë merkato. Bëhet fjalë për Maguette, Sotën, Atanaskoskin dhe Muratajn që e kishin siguruar vendin e tyre në formacion.

Merkato e kësaj vere nga Arbër Abilaliaj është fokusuar me lojtarë të klubeve që ranë në Kategorinë e Parë ose janë pjesë e saj. Bëhet fjalë për Agim Zekën, Franci Lalën dhe Anteo Osmanllarin që dhanë kontributin e tyre te Kukësi dhe Erzeni në sezonin e fundit.

Të dyja këto klube ranë nga Superiorja. Afrimi i fundit, Mateo Shanaj, ishte pjesë e Kategorisë së Parë me Apoloninë. Ndër lojtarët e tjerë që u afruan janë Piloto, Mintongon dhe Zguro, me vetëm këtë të fundit që fitoi vendin e titullarët me nisjen e aventurës te Partizani.

Merkato mbyllet pas 2 ditëve. Emrat të bujshëm nuk ka pasur deri tani dhe në horizont nuk duket se do ketë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga