Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U largua nga stadiumi para se të përfundonte sfida, Ardjan Takajt i “mbushet kupa”

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga stadiumi para se të përfundonte sfida, Ardjan Takajt i
KF Skënderbeu

Skënderbeu nuk po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Humbja në shtëpi me Laçin duket se ka “mbushur kupën” e drejtuesve.

Ardjan Takaj është larguar nga stadiumi para se sfida me Laçin të përfundonte. Madje menjëherë pas golit të dytë të kurbinasve, kreu i korçarëve ka vendosur të largohet. Kjo pasi presidenti nuk është aspak i kënaqur me formën dhe paraqitjen e skuadrës.

Takaj nuk duron më dhe ka kërkuar nga skuadra një reagim të menjëhershëm që në sfidën e radhës ndaj Tiranës. Duel ky që do të luhet ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 16:30. Kjo sfidë pritet të jetë shumë vendimtare për korçarët dhe çdo rezultat tjetër veçse fitores do të vështirësonte akoma më shumë situatën.

Nga krahu tjetër kreu i Skënderbeut po përgatit edhe ndëshkime për skuadrën në rast se nuk përgjigjen siç duhet në fushën e lojës. 90-të minuta të luftuara dhe shumë delika do të jenë për korçarët, pasi kanë një duel direkt për mbijetesën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga