
Skënder Gega
Largimi i Skënder Gegës nga Partizani ishte “bomba” e ditëve të fundit në Superiore. Tekniku 61-vjeçar dha dorëheqjen, duke u larguar nga të kuqtë disa ditë pas eliminimit nga Conference League.
Ndërkohë që pas largimit nga “Demat”, Gega duket se është qetësuar. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto në bregdet, duke shijuar këto ditë pushimi nën rrezet e diellit.

Foto e publikuar nga Skënder Gega
Kujtojmë se Gega e rimori drejtimin e Partizanit në mars të këtij viti, duke drejtuar të kuqtë në 11 ndeshje. Përgjatë këtyre sfidave që ishte në pankinë, 61-vjeçari mori 5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.
Poll