Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U “hakmorën” ndaj Egnatias, Vllaznia reagon në rrjetet sociale pas fitores kundër kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
U “hakmorën” ndaj Egnatias, Vllaznia reagon në rrjetet
Vllaznia

Vllaznia ia doli të nisë sezonin e ri me fitore. Shkodranët mposhtën 2-0 Egnatian në “Loro Boriçi”, duke koleksionuar kështu 3 pikët e para.

Në fakt për kuqeblutë ishte si një hakmarrje për humbjen në finalen e titullit, ndërsa tashmë duket se e kanë nisur siç duhet këtë sezon.

Pas këtij triumfi, shkodranët kanë reaguar në rrjetet sociale. Klubi falenderon tifozët për mbështetjen e madhe, ndërsa nënvizojnë se së bashku do të shkojnë drejt sukseseve të tjera.

“Kampionatin e ri e nisëm mbarë. Një fitore që vlen shumë sidomos në aspektin moral, por edhe për të kënaqur tifozët e shumtë që kishin mbushur shkallët e stadiumit "Loro Boriçi". Të veçantë si gjithmonë për mbështetjen e tyre ndaj skuadrës së zemrës, ecin përpara sëbashku drejt suksesit të rradhës! “, shkruan klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu