
Florjan Pergjoni
Florjan Përgjoni shqetësoi stafin e Tiranës, pasi lojtari ka marrë një dëmtim gjatë stërvitjes me bardheblutë. Një situatë që “alarmoi” kryeyqtetasit 3 javë para startit të kampionait.
Por fatmirësisht nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Mbrojtësi ka marrë një goditje të lehtë në këmbë dhe nuk është serioze. Kjo do të thotë që lojtari do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në stërvitjet e radhës.
Ky është padiksutim një lajm i mirë për timonierin e bardheblutë, i cili do të ketë të gatshëm një nga titullarët e ekipit. Për fatin e mirë të korçarit, grupi është i plotë dhe stërvitja e skuadrës për startin e sezonit vazhdon intensivisht.
Poll