
Ergis Arifi
Ergis Arifi u dëmtua në sfidën me Vllazninë, me mesfushorin që u detyrua të linte fushën e lojës. Një dëmtim që shqetëson stafin e Teutës, pasi lojtari pritet të mungojë disa javë.
Pas ekzaminimeve që ka bërë është mësuar që Arifi do të mungojë për 10-12 ditë dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të jetë i gatshëm për duelin e radhës. Durrsakët do të luajnë ndaj Dinamos ditën e dielë në orën 20:00.
Pikrisht për këtë takim, Edi Martini nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Arifit. Në këtë mënyrë timonieri shkodran do të duhet të gjejë alternativën B për të zëvendësuar 17 –vjeçarin.
Poll